Futboll La Liga Sport

TRI PËRBALLJET “EL CLASICO” VENDIMTARE/ Malcomit nuk i besohet akoma: Messi më tha se…

Barcelona-Real Madrid është një përballje që shkon përtej 90 minutave. Për këtë arsye, tri përballjet “El Clasico” që do të luhen në harkun e një muaji rrezikojnë të jenë vendimtare, në një farë mënyre, për gjithë sezonin.

Raundi i parë është zhvilluar në Kupën e Mbretit dhe rezultati final 1-1 nuk ka kënaqur askënd, me përjashtim të njërit… Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian të krahut Malcom, i cili ka qenë autori i golit të katalanasve.

Ai është kthyer të flasë për atë moment në një intervistë të dhënë për “Cadena SER”: “Jam shumë i kënaqur për ndeshjen tim dhe golin, që e kam parë të paktën 100 herë. Nuk e prisja të luaja nga minuta e parë, por ndihesha gati dhe kam bërë një ndeshje të madhe”, ka thënë Malcom.

“Messi më tha që të isha i qetë. Gjithë jetën time do të kem mundësinë t’i them fëmijëve dhe nipërve të mi se kam luajtur me më të mirin e të gjitha kohërave. E ardhmja? Kam edhe katër vite e gjysmë në kontratë dhe dua të triumfoj te Barcelona”.

Related posts

NUK KA QENË VITI I TIJ MË I MIRË TEK REALI/ Historia e trazuar e Gareth Bale për 2019

Delo.autor

Debutoi me gol ndaj Apolonisë, Dejan Blazhevski flet për objektivat e sezonit

Isa.Autor

VLERËSIMI/ Paraqitja dinjitoze ndaj Romës, Kastriot Dermakun e mund vetëm super-Marashi

Delo.autor

Leave a Comment