Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ ATLETICOS/ Solari: Kemi luajtur mirë në çdo aspekt, mendoj se…

Real Madrid ka marrë tri pikët e para kundër Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano” dhe trajneri Santiago Solari nuk e ka fshehur gëzimin e tij.

“Ishte një fitore ekipi, vetëm në këtë mënyrë mund të fitosh në stadiumin e tyre”, ka thënë trajneri i madrilenëve. “Kemi luajtur mirë në çdo aspekt dhe mendoj se ka qenë ndeshja më e mirë që kemi bërë që nga dhjetori”.

I pyetur në lidhje me luftën për titullin, Solari ka thënë: “Real-i lufton për gjithçka deri në fund. Tani jemi në  vendin e dytë, por duhet të vazhdojmë kështu, sepse e di se Atletico nuk do të dorëzohet. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë punën”, ka thënë Solari.

Real Madrid është në vendin e dytë të La Liga-s tani, vetëm pesë pikë larg Barcelona-s kryesuese, por që ka një ndeshje për të luajtur.

Related posts

Perotti: Nainggolan? Ishte i çmendur, por unë i uroj më të mirën!

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare: Levante – Barcelona

Sadik.Autor

MESSI APO MBAPPE? Marcelo tregon cili i ka hapur më shumë punë

Delo.autor

Leave a Comment