Boks MMA

E BUJSHME NË “UFC”/ Kampioni i botës jashtë vetëm pak orë përpara ndeshjes (VIDEO)

Kampioni i botës në peshën e mesme Robert Whittaker është jashtë UFC 234, këtë e ka zbuluar presidenti i UFC Dana White.

Whittaker pritej të mbronte titullin ndaj Kevin Gastelum në evenimentin kryesor të UFC 234 që zhvillohet në vendlindjen e tij të Australisë.

Megjithatë, siç raportohet nga mediet australiane, Whittaker ka pësuar një dëmtim fatkeq i cili do ta mbajë jashtë kafazit.

Ai është ankuar gjatë mesnatës për një dhimbje në shpinë dhe pasi është kontrolluar në spital, ka dalë me hernie.

Një lajm i tmerrshëm për tifozët australianë, dhe jo vetëm, të UFC, pasi pritej që të ishte një sfidë madhështore.

Akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me evenimentin kryesor, por me shumë mundësi Izrael Adesanya dhe Anderson Silva do të zënë vendin e tyre.

Related posts

“UNË DO T’I DËRRMOJ…”/ Conor McGregor shpërthen kundër Neymar, ja kërcënimi i boksierit

Delo.autor

McGregor tregon tatuazhet, shëtitje me biçikletë në Nju Jork

Sadik.Autor

KËRKON TË MBROJË TITULLIN ME ÇDO KUSHT/ Tyson Fury gjen rival për në dhjetor, gati sfida me boksierin kolumbian

Delo.autor

Leave a Comment