Boks Sport Të tjera

ZGJEDH DOREZAT E BOKSIT PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Evan Holyfield, djali i legjendës në gjurmët e të atit

Në sagën e fundit të filmit Rocky, suksesi u bazua mbi rikthimin në ring të mbiemrit Creed, vetëm se trashëgimia i përkiste djalit të Apollos, Adonis. Por djemtë e boksierëve legjendarë, që ndjekin hapat e prindërve të tyre, nuk është vetëm një histori filmash, por dhe e jetës reale.

Evan Holyfield është djali i Evendar Holyfield, një prej emrave më të njohur të ringut botëror në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 dhe ai ka vendosur të ndjekë gjurmët e të atit, duke zgjedhur dorezat e boksit si të ardhmen e tij. Pas 80 ndeshjes në ringun amator dhe Evan ashtu, si Adonis në film, ka vendosur të ngjitet në ringun profesionist për të ruajtur trashëgiminë e të atit, me shpresën se do të jetë po aq i suksesshëm sa ish-kampioni i padiskutueshëm i boksit botëror, Evander Holyfield, që u tërhoq zyrtarisht nga ky sport në vitin 2014.

21-vjecari po stërvitet intensivisht për të bërë ëndrrën realitet dhe e veçanta e tij është se ai është dhe autor i suksesshëm i një libri të titulluar 12 raunde për fitoren, që ka patur shumë sukses pas publikimit në faqen online të vetë Evanit. Ai ka firmosur me kompaninë Main Events, që promovoi dhe babanë e tij në vitet ’80 në rrugën drejt suksesit.

Related posts

PËSOI SULM NË ZEMËR DY MUAJ MË PARË/ E pabesueshme çfarë vendimi merr tani Casillas (FOTO)

Delo.autor

Ditë lotësh në La Liga, 3 legjenda largohen nga futbolli spanjoll

Sadik.Autor

ELIMINIMI NGA CRVENA ZVEZDA/ Presidenti Halili: Fati nuk ishte me ne, në qoftë se do të kishim shënuar…

Delo.autor

Leave a Comment