Futboll Premier League Sport

MBROJTËSI I KOMBËTARES ANGLEZE/ Harry Maguire deklaron: Dua të luaj në Champions League, e ardhmja ime tek…

Objektivi kryesor i Manchester United për mbrojtjen, Harry Maguire, ka konfirmuar sot se dëshiron të luajë në Champions League sezonin tjetër. Një sinjal i qartë që mbrojtësi lider i kombëtares së Anglisë i drejton ekipit të Leicester, ku luan aktualisht dhe jo vetëm.

Me këtë deklaratë, Maguire përshpejton transferimin e tij drejt Manchester United, që për 25-vjeçarin ka patur gjithnjë debulesë, që kur ekipi drejtohej nga Jose Mourinho. Por “djajtë” dështuan ta realizojnë këtë blerje në merkaton e verës së shkuar, ndaj synojnë ta konkretizojnë atë verën e ardhshme.

Maguire kushton rreth 50 milionë stërlina, shumë që ka mbajtur peng transferimin. Por këtë herë United mund të bëjë hapin e madh dhe të administrojë më mirë fondet që ka në dispozicion, duke afruar një mbrojtës si Harry Maguire, që e meriton atë çmim.

Related posts

NUK E BESON DOT ATË QË PO I NDODH TEK CITY/ Guardiola: E kam të vështirë ta shpjegoj…

Delo.autor

E papritur/ Danimarka me një lojtar më pak në Botëror

Sadik.Autor

NGA EGNATIA TEK NDESHJA ME PARTIZANIN/ Shyti: Këtu si në shtëpi, do ta rinisim mbarë kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment