Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E YLLIT TË MANCHESTER CITYT/ Bernardo Silva: Kontrata ime zgjat edhe tre vite, ja dëshira ime..

Mesfushori i Manchester City-t Bernardo Silva thuhet të jetë në krye të listës së dëshirave të Real Madrid.

Gjithsesi, portugezi i Citizens shprehet se nuk di asgjë, kur pyetet konkretisht për interesin e Los Blancos.

“Interesi i Madridit? Nuk di asgjë, kështu që nuk mund të flas. Pasi nuk e di se sa e vërtetë është, unë s’kam dëgjuar asnjë thashethem,” shprehet 24-vjeçari.

Ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Pep Guardiola-s, i cili disa ditë më parë është shprehur se është i pazëvendësueshëm.

Silva është në bisedime për rinovimin e kontratës e cila aktualisht skadon në vitin 2022.

“Jam i lumtur këtu. Kontrata ime zgjat edhe tre vite dhe do të kisha dëshirë të rinovoja.”

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari zbulon njëvendëshen e sezonit 2021, Leclerc e Sainz gati për betejë

Delo.autor

“OHHH, GOLI I JETËS”/ Komentatori epik mes lotësh përshkruan “dramën” e Ajaxit (VIDEO)

Delo.autor

MOURINHO ZBULON TË ARDHMEN/ Ja biseda e bujshme që e dërgon tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment