Futboll Seria A Sport

AKORDI MESUT OZIL-INTER/ Një marrëveshje që refuzohet për herë të dytë, ja arsyeja

Me 31 vite mbi supe në tetor, me një rënie drastike nga forma dhe kualiteti i tij, Mesut Ozil nuk preferohet nga trajneri Unai Emery te Arsenal, prandaj agjentët e tij janë vënë në punë që prej janarit për të gjetur një skuadër të re për turko-gjermanin.

Në janar Ozil iu vet ofrua Interit, por kartoni i tij dhe paga tejet e lartë ishin barrierat e para mes tyre. Për më tepër, që Arsenal kërkoi të marrë Perisic në këmbim të tij. Që në këtë moment Marotta pezulloi negocimin.

Nuk është në planet e kompanisë Sunging, as në vizionin që do të krijojnë për të ardhmen e klubit zikaltër, që të afrohen lojtarë që janë në rënie dhe me çmim të kripur.

Arsenal ka vendosur të ulë ndjeshëm çmimin e tij për merkaton e verës, qershori po afron, por Interi nuk do të bëjë asnjë hap drejt tij. Ky do të jetë refuzimi i dytë që Interi do i bëjë fantazistit, ndërsa në nëntor të vitit të shkuar ishte Juventusi që i mbylli dyert Ozil-it.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Godet më bërryl kundërshtarin dhe përjashtohet nga loja

F.autor

FAZA PËRGATITORE NË MAQEDONI/ Argjentinasit nuk bindin trajnerin Magani. Ja situata tek Egnatia…

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Shorti parashikon derbi milanez në çerekfinale ose Juve-Milan në gjysmëfinale!

Delo.autor

Leave a Comment