Futboll Premier League

PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Guardiola: Kjo është fantastike, kryesimi ynë në duart e rivalëve

Pep Guardiola nuk ka fshehur aspak entuziazmin e tij pas fitores shkatërruese 6-0 ndaj Chelseas, që i dha Manchester City kryesimin në Premier League, edhe pse sipas teknikut spanjoll të “qytetarëve”, duhet pritur ende rezultati i përballjes mes Liverpool dhe Manchester United në program për pas dy javësh.

“E kam thënë shumë herë, Sergio shënon në çdo sezon një mori golash. Unë i admiroj këta lloj lojtarësh, vazhdimësinë e tyre. Vijnë vazhdimisht futbollistë të rinj, por disa qëndrojnë për një kohë të gjatë. Kjo është fantastike. Jemi në krye të klasifikimit të Premier League”.

“Gjithsesi  duhet të presim për të parë kur Liverpool të shkojë në “Old Trafford”, pasi ne kemi zhvilluar një ndeshje më shumë. Nëse ata fitojnë atë përballje, atëherë janë ata kryesuesit, ndërsa ne ndjekës. Gjithsesi, unë jam krenar. Me atë që bëmë sezonin e kaluar, dhe faktin që tani jemi këtu çdo ndeshje, kjo do të thotë shumë për mua. Pra 11 ndeshje, ne do të tentojmë deri në fund për të mbrojtur titullin”deklaroi Guardiola.

Related posts

Vdekja e Fadil Vokrrit/ Edi ​Rama: Do të mbetet legjenda e gjallë e futbollit në…

Sadik.Autor

NDOQI TURPËRIMIN NGA SHTËPIA/ Nagelsmann: Kam pasur eksperiencë të keqe, kam ulëritur…

Delo.autor

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, por edhe gjermanët po hetohen nga FIFA

Isa.Autor

Leave a Comment