Futboll Premier League Sport

PAS DISFATËS NDAJ MANCHESTER CITYT/ Sarri: Për momentin nuk jam i aftë të jap sqarime, duhet të…

Ka injoruar në mënyrë të paprecedentë kolegun e tij Pep Guardiola, kur pas humbes torturuese nga Manchester City 6-0, trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri nuk i dha dorën teknikut spanjoll por u drejtua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri italian, duke deklaruar se nuk e ka parë Guardiolan në ato momente, nuk ka tentuar të gjejë alibi, përkundrazi ka zbuluar atë që mund të konsiderohet diagnoza e “sëmundjes” së Bluve të Londrës në këtë muaj të fundit, e dëshmuar edhe sot ndaj “Qytetarëve”.

“Për momentin nuk jam i aftë të jap sqarime. Gjatë të gjithë javës kisha një ndjesi pozitive në stërvitje. Mbase goli i pësuar pas vetëm 3 minutash ishte i vështirë për tu kapërdirë. Ishte e vështirë të mos u jepje atyre hapësira. Ne ishim në telashe. Nuk jam në gjendje ta kuptoj”.

“Bëmë shumë gabime ndaj kundërshtarit të gabuar. Ata luajtën futboll në mënyrë fantastike, ndërsa ne bëmë një mori gabimesh. Në fillim donim t’u ushtronim presion, por pastaj plani u shkatërrua tërësisht për shkak të golit të pësuar në ato 3 minuta”.

“Mendoj se diferenca e madhe mes dy skuadrave ishte intensiteti i presingut. Ata bënë presion në mënyrë fantastike, ndërsa ne nuk u treguam të aftë për ta bërë. Ne nuk ishim të aftë për të reaguar në mënyrën e duhur. Nuk ia dolëm dot të qëndronim në ndeshje”.

“Për momentin ne kemi një problem të madh në transfertë. Në fillim të sezonit ishim më mirë në transfertë se në shtëpi. Por gjithçka ka ndryshuar në muajin e fundit. Duhet ta kuptojmë. Është e drejtë. Unë jam përgjegjës për skuadrën, kështu që është e drejtë të përballem me presionin. Duhet të pyesni klubin, nëse do të diskutohet e ardhmja”, deklaroi trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri.

Related posts

BORUSSIA DORTMUND-PSG/ Haaland i shpall “luftë” Mbappe, gati të përplasin “brirët”

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI SHQIPTAR/ Ndërron jetë në moshë të re talenti i Skënderbeut….

Delo.autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ ANGLISË/ Lajm i mirë për Kumbullën, evitohet më e keqja për mbrojtësin “kuqezi”

Delo.autor

Leave a Comment