Futboll Premier League Sport

TRIUMFIM HISTORIK NË PREMIER/ Fitorja shkatërruese e Benficas zbeh lavdinë e Guardiolës, ja rezultati

Benfica regjistroi të dielën një fitore historike me rezultatin e jashtëzakonshëm 10-0 ndaj skuadrës modeste Nacional, në një ndeshje në të cilën shënuan jo pak por plot tetë futbollistë të skuadrës, që tashmë renditet në vendin e dytë të klasifikimit.

Fitorja që deri tani është më e thella në kampinatin portugez startoi me një gol që në minutën e parë të takimit dhe u mbyll me golin e 10-të të realizuar në minutën e 90’, për të çertifikuar rezultatin final në shifrat 10-0 në favor të Benficas.

Pas kësaj fitore, skuadra e Benficas renditet në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm një pikë pas Portos kryesuese, që numëron 51 pikë pas barazimit të së premtes ndaj Moreirense. Rezultat i frikshëm ky në Portugali që bën të duket si një “limonadë” fitoren e Manchester City ndaj Chelseas me rezultatin 6-0.

Related posts

9 humbje radhazi për Udinesen, Oddo rrezikon shkarkimin

Sadik.Autor

DEBUTIMI SI DREJTUES NË CHAMPIONS/ Maldini: Nuk jemi ende në nivelin e më të mirave, por…

Delo.autor

RONALDO KUALIFIKOI JUVENTUSIN/ Georgina nuk ndal dot lotët! (FOTO)

F.autor

Leave a Comment