Futboll Premier League Sport

NJË MBYLLJE TEATRALE E DENJË/ Arbitri i zhduk topin Agueros pas tripletës rekord (VIDEO)

Një mbyllje teatrale e denjë për një super performancë të skuadrës së Manchester City dhe veçanërisht të bomberit argjentinas të “Qytetarëve”, Sergio Aguero, protagonist kryesor në fitoren e jashtëzakonshme 6-0 ndaj Chelseas së Sarrit.

Në përfundim të ndeshjes, argjentinasi Sergio Aguero, protagonist kryesor me një tripletë personale, shkoi tek arbitri për të marrë topin e ndeshjes, që sipas traditës, duhet ta dërgojë në shtëpi, por nuk e pati të lehtë të marrë atë që i takonte..

Kësaj here gjërat nuk kanë shkuar sipas traditës, por sipas një skenari të vënë në skenë nga vetë arbitri kryesor i takimit Mike Dean.

Ky i fundit, kur ka parë Agueron të afrohet, si një prestigjator ka fshehur topin pas shpinës së tij, duke e futur poshtë bluzës, përpara se t’ja dorëzonete atë sulmuesit. Gjithçka është filmuar nga kamerat, me videon që është shndërruar menjëherë në virale në rrjet.

Related posts

NGA KAKA TEK GARETH BALE/ Njihuni me 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e Real Madridit

Delo.autor

Tottenham bën njoftimin zyrtar/ Ja çfarë ndodh për ndeshjen e parë në Champions League

Isa.Autor

E KRAHASOJNË ME MICHAEL JORDAN/ Në kampionatrin kroat krenohen me mbrojtësin e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment