Futboll Seria A Sport

MISION I PAMUNBUR PËR RIVALËT/ Juventusi garon me vetveten në Serie A, përmirëson rekordin e vitit 2016 (FOTO)

Fituan 3-0, por nuk e patën aq të lehtë sa dukej. Sidomos në 20 minutat e para, udhëtimi i bardhezinjve në fushën e Sassuolos shfaqi “simptomat” e ndeshjeve të fundit. Në këtë fraksion loje, ekipi vendas kishte posedimin e topit dhe i shkatërroi përpjekjet e Juventusit për t’u zhbllokuar herët. Madje, kjo i detyroi miqtë që të bënin disa gabime.

Sidoqoftë, menjëherë pas kësaj, “Zonja e Vjetër” arriti të godasë, të shënojë golin e parë dhe loja ndryshoi. Ndonëse pati ndonjë moment alarmi këtu, ose aty, skuadra kampione e Italisë u kthye përfundimisht e plotë, duke e pasur tashmë distancën me Napolin +11 pikë. Fitorja e mbrëmshme shënoi edhe njëlloj rekordi për bardhezinjtë, sa iu takon ndeshjeve radhazi pa u mundur.

Ata kanë regjistruar tashmë 27 ndeshje pa u mundur në Serie A, që përfshin periudhën kohore prill 2018 – shkurt 2019. Një rekord të tillë, torinezët e kishin vendosur së fundit po vetë, në vitin 2016. Asokohe, në harkun kohor tetor 2015 – maj 2016 do të kalonin 26 ndeshje radhazi në kampionat, pa pësuar asnjë humbje.

Sikurse duket, pavarësisht ndonjë luhatje të fundit, Juventusi i Allegrit vetëm sa e përmirëson vetveten, rekordet e vendosura më parë, ndërsa titulli kampion në Serie A duket mision i pamundur për cilindo tjetër. Aty nuk ka rivalë për të, ndërkohë që tani duhet të “nusërojë” në Champions, ku është edhe objektivi madhor i presidentit Andrea Agnelli.

Related posts

STATISTIKAT E DERBIT INTER-JUVENTUS/ Ja kush ka më shumë fitore në përballjet direkte

Delo.autor

SERIE A/ Juve-Yildiz, dashuri e përjetshme, Milan, “Max, tani është radha e jote” (FOTO)

F.autor

Verona pret Cagliari në një ndeshje vendimtare në betejën për të shmangur rënien nga Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment