Futboll Seria A Sport

MISION I PAMUNBUR PËR RIVALËT/ Juventusi garon me vetveten në Serie A, përmirëson rekordin e vitit 2016 (FOTO)

Fituan 3-0, por nuk e patën aq të lehtë sa dukej. Sidomos në 20 minutat e para, udhëtimi i bardhezinjve në fushën e Sassuolos shfaqi “simptomat” e ndeshjeve të fundit. Në këtë fraksion loje, ekipi vendas kishte posedimin e topit dhe i shkatërroi përpjekjet e Juventusit për t’u zhbllokuar herët. Madje, kjo i detyroi miqtë që të bënin disa gabime.

Sidoqoftë, menjëherë pas kësaj, “Zonja e Vjetër” arriti të godasë, të shënojë golin e parë dhe loja ndryshoi. Ndonëse pati ndonjë moment alarmi këtu, ose aty, skuadra kampione e Italisë u kthye përfundimisht e plotë, duke e pasur tashmë distancën me Napolin +11 pikë. Fitorja e mbrëmshme shënoi edhe njëlloj rekordi për bardhezinjtë, sa iu takon ndeshjeve radhazi pa u mundur.

Ata kanë regjistruar tashmë 27 ndeshje pa u mundur në Serie A, që përfshin periudhën kohore prill 2018 – shkurt 2019. Një rekord të tillë, torinezët e kishin vendosur së fundit po vetë, në vitin 2016. Asokohe, në harkun kohor tetor 2015 – maj 2016 do të kalonin 26 ndeshje radhazi në kampionat, pa pësuar asnjë humbje.

Sikurse duket, pavarësisht ndonjë luhatje të fundit, Juventusi i Allegrit vetëm sa e përmirëson vetveten, rekordet e vendosura më parë, ndërsa titulli kampion në Serie A duket mision i pamundur për cilindo tjetër. Aty nuk ka rivalë për të, ndërkohë që tani duhet të “nusërojë” në Champions, ku është edhe objektivi madhor i presidentit Andrea Agnelli.

Related posts

Ajeti mbyll aventurën te Torino, gati firma me Krotonen

Isa.Autor

Paraqitjet fantastike në Serie A, Milan ‘shpërblen’ Cutronen me rinovim kontrate

Q.Autor

Fiorentina dhe Napoli interesohen për mesfushorin e Kosovës

Sadik.Autor

Leave a Comment