Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E OZIL/ “Topçinjtë” ofruan ta shiste, Juventus e refuzoi për…

Mesut Ozil nuk bën më pjesë në planet e Arsenal. Gjermani, tashmë jashtë programit të trajnerit Unai Emery, është nxjerrë në merkato nga klubi londinez, i cili që në merkaton dimërore tentoi ta hiqte qafe.

Është tabloidi britanik “Sun” që zbulon se fantazisti gjerman ishte ofruar te Juventus, që nga ana e vet i kishte konsideruar të tepërta pretendimet ekonomike të futbollistit. Ozil gjithsesi mund të largohet nga “Topçinjtë” në merkaton e ardhshme verore, kur në dyert e Arsenal do të mbërrijnë disa klube të interesuar për shërbimet e fantazistit.

Gjermani Ozil është në Londër që nga viti 2013, kur Arsenal e bleu nga Real Madrid, ndërkohë që më parë fantazisti ishte aktivizuar edhe te Schalke 04 dhe Werder Bremen.

Related posts

BEFASOHEN “BLUTË E LONDRËS”/ Cardiffi nis me gol fantastik pjesën e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Studimi zbulon rezultatin më tronditës në Kupën e Botës

Sadik.Autor

SONDAZHI SURPRIZUES/ 77% e francezëve duan ende Deschamps trajner të “Gjelave”

Delo.autor

Leave a Comment