Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA NË SUPERIORE/ Partizani +8 nga Kukësi, afrohet Skënderbeu. Shkëputet Tirana nga fundi (FOTO)

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e saj të 21-të, dhe në vendin e parë gjendet Partizani, tashmë në një diferencë më të madhe pikësh, plot 8 përballë Kukësit të vendit të dytë. “Demat” shkuan në 46 pikë pas fitores me Kastriotin, ndërsa Kukësi mbeti në 38, pas humbjes me Tiranën.

Ndjek Teuta në vendin e tretë me 36 pikë, ndërkohë që në të katërtin afrohet Skënderbeu, me 33 pikë. Laçi dhe Flamurtari mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë, përkatësisht me 31 dhe 30 pikë.

Tirana i shkëputet disi fundit të renditjes, ndërsa gjendet e shtata me 24 pikë, ndërsa Luftëtari një vend më poshtë me 21 pikë.

Kastrioti dhe Kamza, në dy vendet e fundit, të dyja me nga 16 pikë, mbyllin renditjen.

Related posts

Mbijetesa në Superiore/ Katër hapat e fundit, kush do rrëshqasë?

Sadik.Autor

PYETET PËR RIKTHIMIN TEK REALI/ Mourinho jep përgjigje enigmatike

F.autor

LIVE/ Zvicra rimer avantazhin dhe është me një këmbë në 1/16 (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment