Kategoria Superiore Shqipëri

Java e 17-të e Superiores, Skënderbeu nis grumbullimin në Durrës

Ashtu siç ishte parashikuar, Skënderbeu ka nisur të hënën grumbullimin në “Tropikal Resort”, në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Luftëtarit. Ekipi korçar ka zbritur në fushë rreth orës 12:30, ku nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik u zhvillua një seancë stërvitore në fushën me bar sintetik. Trajneri kuqebardhë ka pasur në dizpozicion kontigjentin e plotë të lojtarëve, me përjashtim të Jorgo Pëllumbit, i cili është grumbulluar me kombëtaren U-19.

SUAD SAHITI – Mesfushori bardhekuq pësoi një tërheqje miskulore ndaj Besiktas dhe do ta humbasë ndeshjen e së premtes, e para zyrtare për vitin 2018, ndaj Luftëtarit, në Gjirokastër. Sahiti, pasi është konsultuat me stafin mjekësor, ka nisur vrapimet dhe pritet të bashkohet me grupin plotësisht në fundjavë. Kujtojmë se sfida e javës së 17-të të Superiores, ndaj Luftëtarit, do të zhvillohet ditën e premte, 26 janar, ora 14:00, në Gjirokastër.

Related posts

I INFEKTUAR ME COVID-19/ Shikoni çfarë bën sulmuesi i Partizanit gjatë ndeshjes së “Demave”… (FOTO)

Delo.autor

SUPERLIGA SHQIPTARE/ Statistika dhe pikante në 16 javët e para, nuk reziston asnjë trajner i huaj

Q.Autor

Xhejms “likujdon” durrsakët, Skënderbeu prek gjysmëfinalet

Q.Autor

Leave a Comment