Futboll Seria A Sport

ISH-DREJTORI I JUVENTUSIT/ Luciano Moggi: Icardin do ta lija në tribunë, nëse akoma nuk…

Luciano Moggi,  ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus-it, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me paraqitjet zhgënjyese të bëra kohët e fundit nga Mauro Icardi, i cili nuk shënon në Serie A prej shtatë ndeshjesh.

“Icardin do ta lija në tribunë në mënyrë që të kthehej i përulur”, ka shkruar Moggi për “Libero”. “Nëse askush nuk e ka kuptuar akoma pse skuadra zikaltër shënon kaq pak, e shpjegojmë ne: sepse e gjithë loja përqendrohet tek Icardi”.

“Atëherë, sipas mendimit tonë modest, do të ishte i domosdoshëm një zhvendosje: Mauro në tribunë dhe Lautaro në vendin e tij. Vetëm kështu mund të kthehet me këmbë në tokë argjentinasi”.

Related posts

KOEMAN I KA GATI NDRYSHIMET/ Ja si do të duket formacioni i Barçës (FOTO)

Delo.autor

SFIDA ME VLLAZNINË/ Trajneri Mema surprizon me formacionin, ja si pritet të rreshtohen

Delo.autor

Laçi një supermarket, Kukësi i merr një nga lojtarët më të mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment