Futboll Premier League

Pas largimit, Alexis Sanchez i godet ish-lojtarët e Arsenalit

Alexis Sanchez i ka kritikuar ashpër ish-lojtarët e Arsenalit duke thënë se ata kanë shkaktuar dëme për shkak se kanë nxitur spekulime në media.

Sanchez ka insistuar se gjithmonë e ka dhënë 100% nga vetja për Arsenalin, transmeton Express.

Sanchez e postoi një mesazh në llogarinë e vet në Instagram ku falënderoi stafin, bashkëlojtarët dhe adhuruesit e Arsenalit pas kompletimit të transferimit të tij të shumëpritur në Manchester United.

Por, në këtë mesazh, ai po ashtu goditi edhe analistët të cilët e patën vënë në pikëpyetje përkushtimin e tij në javët e fundit.

“Janë disa njerëz [ish lojtarët e Arsenalit] të cilët kanë folur pa qenë në dijeni se çfarë ndodh brenda klubit dhe kështu kanë shkaktuar dëme. Duhet të them se gjithmonë e kam dhënë 100% nga vetja, deri ën ditën e fundit, kur i kërkova trajnerit të isha në ekip sepse doja të jepja kontributin”, ka shkruar Sanchez.

Ish-legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, e ngriti pyetje rreth unitetit të skuadrës së Arsenalit pas fitores ndaj Crystal Palace muajin e kaluar. Henry, në cilësinë e analistit të Sky Sports, nënvizoi si lojtarët e Arsenalit nuk festuan me kilianin golin e tij të parë në atë ndeshje.

Sanchez nuk e specifikoi se cilëve ish-lojtarë të Arsenalit po iu referohej.

Related posts

ZYRTARE/ Real Madrid prezanton mbrojtësin e talentuar spanjoll 

Isa.Autor

GLADBACH-MANCHESTER CITY/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, kërkojnë rezultat pozitiv (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“ÇMENDET” MANCHESTER UNITED/ Do të sakrifikojë 6 lojtarë për yllin anglez

Delo.autor

Leave a Comment