Futboll Sport

ISH-KAMPIONI I BOTËS/ Emmanuel Petit i habitur: Ai nuk është aspak i përshtatshëm për Premier, kur ti ke…

Ish-kampioni i botës dhe Europës me Francën, Emmanuel Petit, ka deklaruar sot se ardhja në Premier League, te skuadra e Chelsea e Jorginho, mesfushorit italian me origjinë braziliane, ka qenë një surprizë për të. Petit, që me “blutë” e Londrës ka luajtur për 3 sezone (2001-2004) shtoi se ka mbetur i habitur edhe nga fakti se mesfushori është njeriu më i besuar i trajnerit Maurizio Sarri, që e aktivizon atë titullar në çdo ndeshje.

Jorginho, ish-futbollist i Napolit, u pagua 74 milionë dollarë nga Chelsea në merkaton e verës. Fillimisht ai e nisi mirë aventurën në Premier me londinezët, por më pas rendimenti i tij ra ndjeshëm. “Nuk e kuptoj përse duhej Jorginho kur Chelsea ka Kante. Francezi ka dalë nga pozicioni i tij natyral në fushë, duke ia lënë atë Jorginho. Kjo është e habitshme. Kante është një lojtar i urtë, këtë e dimë të gjithë dhe nuk ka për të folur kurrë për këtë ndryshim”, tha Petit.

“Të jem i sinqertë, nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për Jorginho para se ai të vinte te Chelsea. Nuk kam asgjë personale me të, por ai nuk është aspak i përshtatshëm për Premier League. Kur ti ke një lojtar që luan shumë mirë në atë pozicion, nuk ke përse bën eksperimente dhe ta spostosh diku tjetër”, u shpreh më tej Emmanuel Petit, 55 ndeshje dhe 2 gola me fanellën e Chelsea.

Related posts

SHKËMBIMI I BUJSHËM ICARDI-BENZEMA/ Ylli i Realit: Ai është 9-shi më i mirë në botë…

Delo.autor

BËRI “BINGO” ME PIATEK/ Genoa gjen sërish një polak për ta zëvendësuar

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i NBA firmos për Los Angelos Lakers

Delo.autor

Leave a Comment