Futboll Premier League Sport

SULMUESI DEL NË SHITJE/ Solskjaer: Nuk mund të bëj më asgjë për të, duhet të…

Eksperienca e sulmuesit kilian Alexis Sanchez te skuadra e Manchester United mund të përfundojë në fund të këtij sezoni. Lojtari erdhi me shumë bujë në janarin e vitit të kaluar, por si nën drejtimin e Jose Mourinho ashtu dhe në atë të Ole Gunnar Solskjaer, lojtari nuk po arrin të shkëlqejë. Fanella e “djajve të kuq” duket si një mallkim për lojtarin, që nuk po shkon në nivelet e Arsenal.

Për këtë arsye, lojtari pritet të dalë në shitje në fund të këtij sezoni, çka është konfirmuar edhe nga trajneri norvegjez. “Nuk mund të bëj më asgjë për Alexis. Është ai që duhet të gjejë vetveten kur luan në fushë, pasi është lojtar që ka cilësi. Unë po ia jap mundësinë”, ka thënë Solskjaer për sulmuesin 30-vjeçar, që me United ka zhvilluar 26 ndeshje dhe realizuar vetëm 3 gola.

Sipas mediave italiane, Sanchez mund të rikthehet në Serinë A, aty ku shkëlqeu për herë të parë në karrierën e tij me Udinese. Ekipet e Inter dhe Juventus kanë nisur të interesohen për sulmuesin kilian, që duhet të bëjë një sakrificë, të pranojë një ulje rroge. Ai është një nga futbollistët më të paguar në Premier League, por për t’u transferuar në Serinë A, ku do të ishte titullar, duhet të pranojë disa kushte.

Related posts

NJË NGA FUTBOLLISTËT MË MODESTË NË QARKULLIM/ Kante përdor të njëjtën makinë që nga viti…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester City gati të bëjë goditje të dyfishtë në Serinë A, Guardiola mund t’i prishë punë…

Delo.autor

PSG FITON TROFEUN OSE BAYERN DHE DORTMUND…/ Ja 2 skenarët në rast se përjashtohen ekipet që i janë bashkuar Super Ligës…

Delo.autor

Leave a Comment