Futboll Sport

GOLI I KASTRATIT NUK MJAFTON/ Lokomotiva e shqiptarëve ngec pa Uzunin dhe Çokajn (VIDEO)

Lokomotiva e Zagrebit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Istrës në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit kroat. Ekipi i shqiptarëve kaloi i pari në avantazh me anë të Lirim Kastratit në minutën e 8-të. Festa e miqve zgjati vetëm 6 minuta pas Istra barazoi shifrat në minutën e 14-të.

Një barazim ky që nuk e ndihmon shumë skuadrën kryeqytetase që ka si objektiv vendin e dytë që të dërgon në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Vlen të theksohet se trajneri i Lokomotivës nuk kishte në dispozicion në këtë ndeshje 2 futbollistët titullarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin dhe Enis Çokaj. Sfidën e radhës bardheblutë do e luajnë në shtëpi ndaj Varazdin.

Related posts

U konsiderua si pasardhësi i MESSIT, blerja e re MILANIT drejt kthimit në Spanjë

Isa.Autor

“MENDOJ SE NA PRET NJË KAMPIONAT I EKUILIBRUAR”/ Handanovic: Të paktën 5 skuadra do të luftojnë për titullin

Delo.autor

POLEMIKAT PAS HUMBJES NË CHAMPIONS/ Ish-arbitri: Për mua nuk ishte penallti por…

Delo.autor

Leave a Comment