Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Klubi Frosinone: Janë të shqetësuar kur luajnë ndaj nesh…

Skuadra e Frosinone ka vijuar të provokojë skuadrat më të mëdha të Serisë A. Pak ditë më parë, skuadra e Frosinone replikoi ndaj presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, pas akuzave të këtij të fundit. Ai tha se “ekipe si Frosinone, që nuk mund të duelojnë për titull, në rast se renditen të fundit, duhet të paguajnë një gjobë dhe jo të marrin parà për dështimin”.

Replika e skuadrës së Frosinone ndaj Napolit ishte mjaft e këndshme: “Nga dita e sotme është një ekip, që nuk duelon për titullin, është eliminuar si nga Chamnpions League ashtu dhe nga Kupa e Italisë. Nëse nuk janë në gjendje të duelojnë, atëherë duhet të pagujnë një gjobë”.

Skuadra e Frosinone ka vijuar këtë seri batutash, duke përfshirë këtë herë në lojë Juventusin, ndaj të cilit do të luajë ditën e premte. Ndeshja do të luhet në fushën e bardhezinjve, aty ku janë dorëzuar thuajse të gjitha skuadrat. Gjithsesi, Frosinone ka kujtime të mira nga nga kjo fushë, pasi në ndeshjen e vetme që ka luajtur aty, ka barazuar.

Në vitin 2015, Blanchard barazoi në minutën e fundit në “Juventus Stadium” për Frosinone. “Janë përhapur fjalë se Juventusi është i shqetësuar, pasi të premten do të luajë ndaj ekipit të vetëm në Serinë A që ende nuk është mundur në “Juventus Stadium”. Kjo është e vërtetë, pasi të gjitha ekipet e Serisë A kanë humbur të paktën 1 herë që kur është inauguruar stadiumi i ri.

Related posts

LARGIMI I SHALLAND/ Nga Zenga tek Roberto Carlos, shtohen kandidatët për stolin e Kosovës

Delo.autor

FITOI SUPERKUPËN E EUROPËS/ Shaqiri jep intervistë në gjuhën shqipe: Jam krenar për Kosovën… (VIDEO)

F.autor

La Masia 2002-2003: Momenti kur Pique, Fabregas dhe Messi u bënë telepatik

Sadik.Autor

Leave a Comment