Futboll Seria A Sport

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT/ Ja si tifozët e Interit injorojnë Icardin

Ndeshja e parë si kapiteni i ri i Inter për portierin zikaltër, Samir Handanovic mbërmjen e të enjtes në Vienë. Debutim me fitore, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Lautaro Martinez, sikurse dhe falë një pritje fantastike ndaj ish-it Knasmullner, për fitoren 0-1 të Inter ndaj Rapid Wien.

Nuk vonoi edhe shpërblimi e mirënjohja nga ana e tifozëve prezent në Austri, për portierin zikaltër, të cilit iu dedikua edhe kori: “ka vetëm një kapiten”. Vetë Handanovic, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tifozëve, pas ndeshjes deklaroi se nuk flitet për një kapiten, por për të gjithë skuadrën.

Një sinjal i qartë i mbështetjes së portierit në cilësinë e kapitenit, sikurse dhe injorim flagrant i argjentinasit Mauro Icardi, që braktisi skuadrën për këtë ndeshje, pas heqjes së shiritit të kapitenit.

Related posts

Nejmar “tallet” me fotografët, simulon edhe në stërvitje (FOTO)

Isa.Autor

DITA E SË VËRTETËS PËR TIRANËN/ 5 bardheblu do të dëshmojnë për dyshimet ndaj Bylisit para…

Delo.autor

Rummenigge shtyn Vidalin drejt Interit: Ta vendosë shpejt të ardhmen e tij

Isa.Autor

Leave a Comment