Futboll Sport

“MË MIRË TË DUKËSH BUDALL”/ Icardi sulmon pa adresë (FOTO)

Mauro Icardi është rikthyer të flasë. Tashmë në cilësinë e ish-kapitenit të Inter, argjentinasi ka nxitur një tjetër stuhi në kampin zikaltër.

Si kundërpërgjigje ndaj atyre që i hoqën shiritin e kapitenit, por edhe ndaj tifozëve që e injoruan në Vjenë, aty ku mbështetën kapitenin e ri të skuadrës, portierin Handanovic, Icardi ka reaguar përmes profilit të tij në Instagram.

Duke cituar një shprehje epike, autorësia e të cilës i atribuohet disa figurave elitare botërore, Icardi ka shkruar: “Më mirë të mbyllësh gojës e të dukesh budalla, se ta hapësh atë dhe të largosh çdo dyshim”, duke mos dhënë asnjë sinjal se kujt i adresohej ky mesazh.

Related posts

Ylli i Watford Richarlison zbulon pse qau pasi u zëvendësua ndaj Chelsea-t

Q.Autor

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Ja sa kanë shpenzuar klubet në merkato që nga viti 1991 (VIDEO)

Delo.autor

Cristiano Ronaldo: Shpresoj që djali im të bëhet si unë

Isa.Autor

Leave a Comment