Futboll Sport

ZYRTARE/ Barcelona-Valverde hapin ditën me një lajm të madh (FOTO)

Ernesto Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas njoftoi se kanë arritur marrëveshje me spanjollin për të vijuar bashkëpunimin për sezonin 2019-20, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Ndryshe nga trajnerët e mëdhenj që marrin kontrata afatgjata, Barcelona po shkon në një rrymë të kundërt duke rinovuar për herë të dytë me nga një vit me trajnerin Valverde.

Që kur ka marrë drejtimin e Barçës, Valverde ka zhvilluar 96 ndeshje zyrtare, prej të cilave ka fituar 65, 22 ka barazuar dhe është mundur në 9 përballje. Në sezonin e tij të parë në “Camp Nou” ai ka fituar kampionatin dhe Copa Del Rey, ndërsa këtë sezon ka shtuar edhe trofeun e Kupës së Spanjës.

Në drejtimin e Valverde Barcelona ka shënuar 233 gola, ndërsa ka pësuar 78 të tillë, në 45 raste e ka mbajtur portën të paprekur. Leo Messi është golashënuesi më i mirë me 74 gola, i ndjekur nga Suarez me 47 dhe më pas Coutinho me 18. Saurez ësgtë lojtari që është aktivizuar më shumë nga trajneri spanjoll, plot 7,026 minuta ka luajtur uruguaiani, ndërsa pas tij është Pique, Ter Stege dhe Rakitic.

 

Related posts

Nga Weah, Kaladze, Klitschko e deri tek Ilir Meta. Kush ishin sportistët të cilët e zhvendosën karrierën e tyre në politikë

Q.Autor

Sergio Aguero: Higuain? Po të mos kishte ardhur do të kishte qenë më mirë

Sadik.Autor

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi ka gati ofertën për yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment