Futboll Premier League Sport

GODITJE E DYFISHTË PËR SOLSKJAER/ Dy titullarët larg fushave, ja sa do të mungojnë…

Anthony Martial dhe Jesse Lingard do të qëndrojnë rreth 2-3 javë larg fushave pasi janë dëmtuar gjatë mesjavës ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.

Lojtarët nuk do të jenë në ndeshjen e së hënës ndaj Chelsea-t, e vlefshme për raundin e pestë të FA Cup, si dhe në sfidën ndaj Liverpool në Premier League të dielën.

Ata gjithashtu do të mungojnë për ndeshjet e kampionatit ndaj Crystal Palace dhe Southampton. Gjithashtu, edhe ndeshja e kthimit me PSG është në rrezik.

Lingard ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë pjesës së parë, ndërsa Martial e ndoqi në pushimin e ndeshjes, edhe ai me probleme muskulore.

Megjithatë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer mbetet optimist. Ai shpreson që Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez të zëvendësojnë denjësisht dy të dëmtuarit.

Related posts

Skënderbeu konfirmon dënimin për Jashanicën: Mungon 2 vite!

Sadik.Autor

Pas largimit në Kinë, West Ham dëshiron ta rikthejë Pellen në Premier League

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Atletico Madrid mbetet pa trajner në Europa League?!

Sadik.Autor

Leave a Comment