Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ MANCHESTER UNITEDIT/ Asistenti i Sarrit: Do të jetë një sfidë ndryshe, mund të…

Gianfranco Zola e di shumë mirë se ndeshja e Chelseat në raundit të pestë të FA Cup ndaj Manchester United do të jetë e vështirë pasi Djajtë momentalisht po luajnë me një harmoni të madhe duke zhvilluar një futboll të bukur.

Megjithatë, asistenti i Maurizio Sarri-t ka sugjeruar se mungesa e ndeshjes së kthimit është një avantazh për vendasit.

Chelsea do të presë United në Stamford Bridge të hënën në mbrëmje për të vendosur se cili ekip do të avancojë në çerekfinale.

“Do të jetë një sfidë ndryshe nga ajo e herës së fundit, futbolli ndryshon nga njëra ndeshje në tjetrën.

“E kam frikë këtë United, pasi po e shijon futbollin dhe është në formë të shkëlqyer.

“Raundi i pestë pa ndeshje kthimi? Mund të jetë një avantazh, por këtu luhet në nivel kaq të lartë, kështu që duhet ta shfrytëzojmë.

“Kemi një avantazh në Stamford Bridge, por prapëseprapë duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë.”

Related posts

ËSHTË LIDERI I EKIPIT MË NË FORMË NË EUROPË/ Amir Rrahmanin e rreshtojnë si më të mirin në Itali

F.autor

BENEVENTO-JUVENTUS/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Morata dhe Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I MUNDI KAMZA/ Plori: Mbrojtësit bënë gabime foshnjarake, Rrahim nuk do të jetojë në Krujë

Isa.Autor

Leave a Comment