Futboll Sport

NGA TAKTIKA E GABUAR TEK INSTIKTI “VRASËS”/ “Bild” analizon Europianin zhgënjyes të Gjermanisë

Gjermania është jashtë Europianit! Por, pse? Tani ishte trajneri i kombëtares gjermane, Jogi Lëv, nuk donte të tregonte arsyet e dështimit.

“Për mua është ende shumë herët për të dalë në konkluzione ekzakte. Ka shumë pak rëndësi për mua”, tha ai në konferencën për shtyp një ditë pas eliminimit nga Anglia. Por, tifozët duan përgjigjet për eliminim edhe një herë të parakohshëm. “Bild” shkruan analizën e madhe, pasi Jogi nuk është ende gati.

TAKTIKA E GABUAR

Lëv e nisi gjithçka nga mbrojtja duke përdorur skemën me tre. Arsyeja: Ai kërkonte më shumë stabilitet në repartin difensiv. Por, pavarësisht këtij rreshtimi, kombëtarja pësoi shtatë gola në kaytër ndeshje. Rasti i vetëm kur ky sistem loje rezultoi i suksesshëm ishte në sfidën ndaj Portugalisë në fitoren 4- 2, kjo dhe për meritë të portugezëve, të cilët nënvlerësuan shumë Kimishin dhe Gësensin në krahë, diçka që nuk ndodhi me anglezët të cilët nuk ranë në kurthin e Lëvit.

Mirëpo, stabiliteti në mbrojtje mund të ishte arritur dhe me një skemë me katër mbrojtës, edhe pse kjo do ta dobësonte fazën sulmuese, e cila gjithsesi nuk bëri shumë. Kimish luajt gjatë gjithë kohës në pozicionin e gabuar, Lëv e dinte shumë mirë këtë gjë dhe vazhdojë me mendjen e tij duke shpërfillur kritikët madje dhe specialistët.

MUNGOI GUXIMI

Ndaj një Anglie që iu përgjigj skemës së Gjermanisë dhëmb për dhëmb, duhej diçka tjetër. Duhej një ndryshim pak minuta para se të niste ndeshja. Dhe pse kjo kërkon guxim, të cilin Lëv nuk e ka më. Ndoshta frika nga dështimi i radhës ishte i madh, dhe pse në fund sërish nuk ia doli. Pse ndaj ishullorëve nuk u luajt përpara që nga minuta e parë, përse jo pritje në gjysmëfushën e tij. Çfarë priste Lëv? Kur Sterling shënoi ishte tepër vonë.

ZËVENDËSIMET

Në pothuajse të gjitha ndeshjet, zëvendësimet e Lëvit ishin të çuditshme dhe të vonuara. Voland në të majtë ndaj Francës, Musiala vetëm në 10 minutat e fundit ndaj Hungarisë, shenja këto që tregonin se trajneri ishte i papërgatitur dhe pse me një stol të shëndetshëm. Ndaj Anglisë, driblimet e talentit 18-vjeçar do të ishin më efikase nëse ai do të kishte hyrë në lojë më herët. Lojtarët që erdhën nga stoli, me përjashtim në ndeshjen ndaj Hungarisë, nuk i dhanë asnjë impuls shtesë skuadrës.

MOTIVIM I VAKËT

Shpirti i garës ishte aty, skuadra u mundua të bënte diçka, por në fushën e lojës mungoi krijimtaria e përbashkët. Çfarë bënte një lojtar nuk e bënte tjetri ose e bënte gabim. Mungoi dëshira dhe sakrifica. Lëv ishte shumë kritik me skuadrën e tij në deklaratat për shtyp pas ndeshjeve. Ai kishte kërkuar nga lojtarët më shumë fuqi dhe energji. Por, kjo u pa shumë pak në fushën e lojës, për të mos thënë fare. Munguan shpërthimet individuale.

STËRVITJA E GABUAR?

Në stërvitje mbizotëronte një atmosferë e gëzueshme, por në praktikë u punua shumë pak për ato që skuadra kishte nevojë. Një nga këto ishin dhe goditjet standarde. Munguan finalizimet të cilat gjatë ndeshjes i vuajtën shumë. Kishte pak kombinime mes lojtarëve ofensivë, këto të gjitha nuk u praktikuan fare në kampin e “Pancerave”, Lëv vazhdonte të punonte vetëm për anën taktike.

INSTINKTI VRASËS

Kjo akuzë duhet të pranohet nga çdo lojtar i kombëtares. Para portës nuk ishim vrasës sa duhet. Rastet e Vernerit dhe Mylerit në ndeshje me eliminim duhet të përfundonin me gol.

Related posts

LOJTARI SHQETËSON VLLAZNINË/ Ja gjendja e sulmuesit da Silva përpara sfidës ndaj Kukësit…

Delo.autor

RASTI “CALCIOPOLI”/ Morati vendos “VULËN”: Mjaft me inate e mllefe ndaj Juves, propozimi nga Anjeli…

Isa.Autor

E QUAJTI SHARLATAN/ Shtyhet gjyqi i Panuccit me Nishanin, Gjykata: Trajneri të riplotësojë dokumentat

Isa.Autor

Leave a Comment