Futboll Sport

LAMTUMIRË SALA/ Funerali i futbollistit zhvillohet sot në Argjentinë

Funerali i Emiliano Sala do të mbahet në Argjentinë, të shtunën, në një ceremoni private, në qytetin e tij të lindjes, Progreso. Trupi i sulmuesit të Cardiff City u gjet në rrënojat e avionit, me të cilin ishte zhdukur. Pas disa ditë kërkimesh, ai u gjet përfundimisht në “English Channel”, më 21 janar.

Sala kishte udhëtuar nga Nantes, pasi iu kishte thënë lamtumirë shokëve të tij të skuadrës, me destinacion Cardiff, ku po transferohej, së bashku me pilotin David Ibbotson. Avioni doli jashtë radarëve, u rrëzua dhe u zhduk për disa ditë. Trupi i 28-vjeçarit u gjet në avionin e rrëzuar dhe u identifikua më 7 shkurt.

Ekzaminimi “post-mortem” arriti në përfundimin se vdekja e Sala ishte shkaktuar nga lëndimet në kokë dhe në trup, me sulmuesin që duhej të identifikohej me anë të provave të gishtërinjve.

Trupi i pajetë i Sala “fluturoi” drejt Buenos Aires të premten pasdite, përpara funeralit të së shtunës. Drejtori i Cardiff City, Neil Warnock, dhe shefi ekzekutiv, Ken Choo, pritet të marrin pjesë në ceremoninë private mortorte.

Related posts

Shqipëri-Norvegji,/ Nordikët kalon në avantazh

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia. Rezultati 1-0

Delo.autor

KONFIRMOHET NGA AGJENTI I DE LIGT/ Arrihet akordi mes talentit dhe Juventus, ja rroga e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment