Futboll Sport

Trajneri i ri Partizanit në tribunë, menaxheri i tij zbulon detaje

Zyrtarisht Partizani do të bëhet me trajner të ri. Të gjithë janë njohur me situatën e përgjithshme qysh prej mbrëmjes së djeshme kur zërat u përhapën me shpejtësi për teknikun e ri të të kuqve. Quhet Mario Tokic dhe do të marrë shumë shpejtë drejtimin e “Demave”. Ndërkohë që nuk ka hedhur firmën në kontratë.

Kroati Tokic ndodhet në tribunën e “Selman Stermasi”, aty ku po ndjek nga afër ndeshjen Partizani – Skënderbeu, më saktë skuadrën që mund të drejtojë në të ardhmen. Por, edusasportin.com ka kërkuar që të bisedojë me teknikun kroat, megjithatë, ai nuk ka pranuar që të flasë.

Në një tentativë të dytë jemi lidhur me menaxherin e tij, Mario Cenolli, i cili ka sqaruar të vërtetat mbi këtë lëvizje që po ndodh në fundin e kampionatit te të kuqtë. “Ne jemi në stadium, kjo është e vërtetë. Po shohim këtu situatën nga afër. Trajneri po krijon një ide për skuadrën. Të jem i sinqertë nuk kemi arritur në biseda konkrete me drejtuesit e Partizanit. Çdo gjë do të ndodhë më vonë. Sot ai po ndjek takimin, po sheh lojtarët dhe po krijon idetë e tij. Presim se si do të rrjedhin ngjarjet më vonë”, përfundoi Mario Cenolli, menaxheri i trajnerit kroat Mario Tokic.

Cenolli nuk është një emër i padëgjuar, pasi ai menaxhon lojtarë të ndryshëm të huaj dhe shqiptarë. Emri më i dëgjuar i momentit është ai i Edgar Çanit, sulmuesit të Partizanit që erdhi me bujë në merkaton e verës së shkuar.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Gjermani-Ukrainë. Rezultati 3-1

Delo.autor

I MAHNITI TË GJITHË GJATË STËRVITJES/ Mesfushori i Juventus pranë kalimit tek gjigantët spanjoll…

Delo.autor

NA LA PA FRYMË/ Dessa Nunes, një tifoze “HOT” nga Brazili për HYSAJN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment