Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR YLLIN ARGJENTINAS/ Ja përgjigja e Nedved se çfarë do të ndodhë me Paulo Dybalan

Pavel Nedved foli para ndeshjes, së luajtur mbrëmë mes Juventusit dhe Frosinones, duke larguar zërat se ylli i skuadrës bardhezi, Paolo Dybala, mund të largohet. Ne jemi shumë të lumtur që kemi qenë në gjendje të riaftësojmë lojtarë shumë të rëndësishëm për në Ligën e Kampionëve. Natyrisht, ata janë forca jonë, kanë shumë eksperiencë dhe pa to është më shumë e vështirë– tha zëvendëspresidenti i Juventusit në mikrofonin e “Sky Sports”.

Unë duhet të them se edhe ata që luajtën, si Rugani dhe Caceres, ishin shumë mirë në ndeshjen e fundit. Nuk kemi pësuar gol dhe kemi punuar shumë mirë. Deklarata e Paratici për Dybala? I konfirmoj fjalët e tij, Dybala është trashëgimia jonë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Juventusin. Nuk luajti në ndeshjen Sassuolo-Juventus, por u veprua me të vërtetë mirë. Kësaj here do të luajë titullar. Nuk shoh asgjë që nuk shkon, presim shumë prej tij, sepse është një lojtar mjaft i fortë”.

Related posts

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 3 parashikime

Q.Autor

“MAGJIA” PREJ 37 VJEÇARI/ Ibrahimovic shënon tre super gola në Amerikë (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO MUND MESSIN/ CR7 shpallet lojtari i shekullit. Vlerësohen edhe Lewa, Bayern, Real e Guardiola

Delo.autor

Leave a Comment