Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS NË CHAMPIONS/ Simeone frikëson rivalët: Ai është i papërmbajtshëm, ka një…

Atletico Madrid po përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për përballjen e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Juventus-it. Sfida  që do të luhet mesjavën e ardhshme në “Ëanda Metropolitano” vlen një sezon për të dy ekipet.

Trajneri Diego Simeone ka rinovuar kontratën me klubin duke i dhënë fund zërave të merkatos dhe është i përqendruar që të marrë maksimumin nga lojtarët e tij më të rëndësishëm. Mes tyre është edhe Diego Costa, i cili është kthyer në ekip pas një dëmtimi të gjatë.

Një lajm që nuk do të gëzojë shumë tifozët e Juventus-it. “Diego Costa është i papërmbajtshëm, një kafshë e vërtetë. E keni parë në stërvitje? Ka një uri të pabesueshme. Ai dhe Morata mund të luajnë shumë mirë bashkë”, ka thënë Simeone.

Sulmuesi është kthyer në fushë në takimin e luajtur dhe fituar 1-0 nga në kampionat kundër Rayo Vallecano. Spanjolli, i cili nuk luante prej dy muajsh, është aktivizuar në minutën e 60-të, por mund të jetë titullar të mërkurën në mbrëmje kundër Juventus-it.

Related posts

JUVENTUS NIS OPERACIONIN “SPASTRIMI”/ 8 lojtarë gati me “valixhe” në duar, ja emrat

Delo.autor

ANALIZA PARA FINALES CHAMPIONS/ Tottenham godet nga ajri, Liverpool “VRET” nga krahët. Ja si luftojnë dy anglezet

Delo.autor

Imiton festimin e Simeones dhe Ronaldos, por e ndëshkon arbitri

Delo.autor

Leave a Comment