Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Partizani, Trajneri Gega e zëvendësoi. Asani godet me shkelma stolin e rezervave

Po luhet në Gjirokastër sfida e kthimit mes Luftëtarit dhe Partizanit, e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Juljan Ahmatajt surprizoi të kuqtë në përballjen e parë, duke e mposhtur me rezultatin 1-2 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Gjirokastritët duken më pranë kualifikimit, gjithsesi gjithçka mbetet e hapur. Kryeqytetasve iu duhet të fitojnë me 2 gola diferencë ose me rezultatet të tipit, 3-2, 4-3, etj.

Presidenti Gaz Demi të dielën në darkë në emisionin “Rubrika Sportive” pohoi se ekipi e ka vetë në dorë për të shmangur gjobën, e cila faturohet në rast eliminimi nga Kupa.

Të kuqtë kanë gati 22 vite që nuk fitojnë në shtëpinë e Luftëtarit. Suksesi i fundit i Partizanit në Gjirokastër daton më 22 nëntor 1997, kur të kuqtë fituan 1- 0 me gol të Leonard Perloshit, takim i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit.

Ndonëse kryeqytetasit kanë gati 22 vite që nuk fiton në Gjirokastër, statistikat e përgjithshme mes dy klubeve anojnë ndjeshëm nga “demat”. Në 76 ndeshjet e zhvilluara mes dy ekipeve, Partizani ka fituar 46 herë, 15 takime janë mbyllur në barazim dhe 15 të tjera janë në favor të Luftëtarit. Golavarazhi është 136-61 në favor të Partizanit.

LUFTËTARI-PARTIZANI 1-0

Dunga 34′ (p)

KOMENTI LIVE: 

71′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Lukas Kardozo, vendin e tij e zë Kodra.

68′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Donald Rapo i dëmtuar, vendin e tij e zë Açka.

65′ Pranë golit Partizani, Mensah lëshon një predhë nga distanca, por ndalet nga portieri Bakaj, i cili grushton topin.

59′ Asani shfaqet shumë i nervozuar pas zëvendësimit nga trajneri Gega duke goditur stolin e rezervave me shkelma.

58′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet Jasir Asanin, vendin e tij e zë Kristi Kote.

57′ Fili harkon rrezikshëm nga goditja e dënimit, po grushton portieri Alban Hoxha, i cili largon rrezikun.

56′ Jasir Asani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Filit.

52′ Kardozo provon me një goditje nga jashtë zone, tërësisht e gabuar tentativa e barazilianit.

48′ Edhe Luftëtari kryen zëvendësimin e parë, largohet Demo, vendin e tij e zë Neziri.

46′ Starton pjesa e dytë, Partizani kryen zëvendësimin e parë, largohet Rexhepi, vendin e tij e zë Duka.

Related posts

REALIZOI 9 GOLA NË 29 NDESHJE/ Nisin kontaktet, Patrik Schick në “orbitën” e Milanit. Ja prapaskenat…

Delo.autor

Pjesa e parë/ Skënderbeu në rënie të lirë, e ‘kafshon’ edhe Lushnja

Sadik.Autor

LIGUE 1/ PSG “zgjohet” në fund, ruan pathyeshmërinë në “Parc des Princes”

Sadik.Autor

Leave a Comment