Andre-Pierre Gignac e vijon karrierën e tij si futbollist profesionit në Meksikë, me skuadrën e Tigres, aty ku në ndeshjen e fundit shënoi dy gola në fitoren 3-2 të skuadrës së tij kundër Necaxa.
Sulmuesi francez hapi serinë e golave në pjesën e parë me një realizim klasi. Marrje topi në zonë dhe goditje e fortë me thembër duke mos i dhënë shanse portierit për ta kapur gjuajtjen e tij. Ndërkohë që në pjesën e dytë shënoi sërish me kokë.
Këtë sezon në Meksikë ish-lojtari i Marseille ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje që ka luajtur në kampionatin vendas edhe pse mban 33 vite mbi supe.
