Futboll Sport

Benatia lëshon BOMBËN/ Goli i Ronaldo nuk ishte i rregullt, gjyqtarët kanë frikë…

Botërori i Marokut është mbyllur, pa pasur nevojë për rezultatin e ndeshjes së fundit kundër Spanjës, pasi humbjet 1-0 ndaj Iranit dhe Portugalisë nuk i japin asnjë shpresë matematikore ekipit me kapitenit, Medhi Benatia.

“Djemtë bënë një ndeshje të jashtëzakonshme, por kjo nuk ka mjaftuar, – tha qendërmbrojtësi. – Mungoi saktësia para portës, përfshi mua të parin dhe nuk patëm fat. Por po ta shihni edhe një herë golin e Ronaldo do të dalloni se Pepe ka bërë një faull në shtyllën e parë, nuk e kuptoj përse ekziston VAR. Ky gabim nga kushtëzoi Botërorin, por unë jam krenar për ekipin tim.”

Më pas, Bentatia shtoi: “Unë bëra vetëm dy faulle ndaj Cristiano, të cilat gjyqtari bëri mirë që i dha, por më ndëshkoi pa të drejtë me kartonin e verdhë. Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të botës, por hobi i tij janë protestat. Ai i bën presion gjyqtarit dhe duket se ata kanë frikë prej tij.”

Related posts

ZYRTARE/ UEFA del me deklaratë: Ja 9 klubet që firmosën akordin për shkrirjen e Super League

Delo.autor

“Mrekullia” Les Herbies sfidon gjigantët e PSG-së, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Një lojtar për të ardhmen/ Njihuni me 21-vjeçarin që shënoi 3 gola në 6 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment