Futboll La Liga Sport

E BUJSHME TEK ESPANYOL/ Fanellat e sulmuesit më të shiturat e sezonit, i janë dashur…

Wu Lei i janë dashur vetëm dy javë për t’u bërë lojtari i Espanyol që ka shitur më shumë fanella këtë sezon, duke kaluar Borja Iglesias dhe Marc Roca. Shifrat janë mbresëlënëse, sidomos kur përfshin fanellat e shitura në Kinë.

Ardhja e sulmuesit aziatik në janar ka pasur një ndikim të madh për Espanyol në Kinë. Atij i janë dashur vetëm dy ndeshje për të fituar e tifozëve të klubit katalanas duke u kthyer në idhullin e tyre.

Wu Lei ka befasuar të gjithë. Edhe në aspektin financiar, gjithçka duket premtuese.

Espanyol thuhet të ketë shitur rreth 5,000 fanella me emrin e tij. Kjo është më shumë se shifrat e shitura nga Borja dhe Roca.

Klubi spanjoll do të vazhdojë të kërkojë mënyra të tjera për të përfituar sa më tepër para nga blerja e re në mënyrë që të rrisë të ardhurat e klubit.

Pa harruar se katalanasit, të cilët mposhtur 2-1 Rayo Vallecano-n këtë fundjavë, kanë pronarë kinezë.

Related posts

ZËVENDËSUESI I “DEMIT” LAUTARO? Del në skenë emri i sulmuesit të spikatur në Europë

Delo.autor

CHAMPIONS/ Takohen pas dy vitesh: HYSAJ dhe SHAQIRI gati të “zhveshin shpatat”

Isa.Autor

PARTIZANI PO MERR FORMË/ 2 futbollistë të rëndësishëm vihen në dispozicion të trajnerit Daja, emrat

Delo.autor

Leave a Comment