Tirana dhe Luftëtari, luajnë mes tyre sfidën e javës së 22-të, në “Selman Stërmasi”. Një sfidë direkte, mes vendeve të shtatë dhe të tetë në renditje.
Të dyja ekipet, vijnë për fitore në këtë takim, duke parë edhe gjendjen e vështirë ku ndodhen. Bardheblutë e Memës momentalisht gjenden 3 pikë më shumë se gjirokastritët, dhe nëse fitojnë, sigurohen akoma më shumë për mbijetesën.
LIVE | Tirana-Luftëtari 0-1
GOL: / Aleksi 21′
KOMENTI LIVE
Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Luftëtari 0-1
47’ Fili fut një top të bukur për Demon brenda zone, por pasimi i këtij të fundit mbyllet nga mbrojtja bardheblu.
45′ 3 minuta shtesë.
41’ Ramadani kërkon të kërcënojë portën e Abibit. Godet me të djathtën nga distanca, por topi shumë larg kuadratit.
37’ Dunga me Demon kombinojnë bukur nga e djathta, por është Hoxhallari ai që arrin të ndalë rrezikun.
31’ Fili nis bukur Aleksin në të djathtë. Me një sprint, spostohet dhe kërkon të shërbejë për Dungën, por topi më i lartë dhe shkon në rivënie anësore.
29’ Rapo gabon duke lëshuar topin për Grecën pranë zonës së Luftëtarit. Sulmuesi i Tiranës godet, por mbi kuadratin e portës.
25’ Pranë golit Tirana. Halili nis Kërçikun në të djathtë, ky i fundit pason në zonë për Turtullin, i cili devijon, por pa saktësinë e duhur drejt portës. Aty gjendet edhe Ngo, por i kapur në befasi nuk e shtyn dot as ai në portë.
21’ GOOOOOL Luftëtari 0-1/ Zhbllokon shifrat Luftëtari. Pasiguri në mbrojtjen e Tiranës, dhe është Aleksi që mposht Abibin nga brenda zone.
19’ Aleksi niset shpejt dhe kërkon të kapë në befasi Tiranën, hap lojën majtas për Demon, por ky i fundit i rrëshket topi dhe rivënie fundore për Abibin.
16’ Goditje dënimi për Luftëtarin, por pa rrezik për ekipin e Memës.
7’ Top në thellësi për Halilin, por portieri Ruçi del dhe kontrollin.
3′ Menjëherë rrezikon Tirana, Halili godet me kokë nga brenda zone, por topi përfundon jashtë.
1′ Nis ndeshja.