Futboll Seria A Sport

ARGËTIM FALAS PAS ÇDO FITOREJE/ Një klub striptize sponsor i skuadrës shqiptare

KF Maliqi në Kategorinë e Dytë të Shqipërisë ka gjetur një sponsor të ri duke vendosur në fanellat e tyre logon e një klubi nate në Korçë. Në fakt ka qenë një lëvizje e detyruar nga klubi, pasi më parë kishin një kompani bastesh sponsor të tyre, por me ligjin e ri duhet ta hiqnin nga fanella.

Për këtë, ka qenë ky klub nate që është ofruar të mbështesë financiarisht klubin e dytë të Korçës. Ndër të tjera klubi ka ofruar edhe shërbime ekstra për lojtarët pas çdo fitoreje, duke iu premtuar argëtim falas në klub.

Që në javën e parë me sponsor të ri, Maliqi fitoi 4-0 ndaj Përmetit. Rastësi apo motivim ende nuk dihet nga buroi kjo fitore e thellë, një gjë është e sigurt: çunat janë flak fare!

Related posts

U TRANSFERUA TEK JUVENTUS/ Shikoni si Rabiot kalon testet mjekësore (VIDEO)

Delo.autor

INTER-MILAN/ “Bomberi” Lukaku: Këtë derbi nuk e harroj kurrë! (VIDEO)

Delo.autor

Championsi treguesi ku vendi i parë në grup nuk vlen më

Sadik.Autor

Leave a Comment