Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT PËR PENALLTITË/ Messi mesatarisht gabon një 11-metërsh në…

Leo Messi pati një përjetim të dyfishtë nga pika e bardhë e penalltisë, në ndeshjen e fundit në La Liga, kundër Valladolidit. Në rastin e parë shënoi, ndërsa në 11-metërshin e dytë dështoi. Diçka që, duke hedhur një vështrim mbi statistikat përkatëse, nuk është aq e çuditshme, kur flasim për yllin argjentinas të Barcelonës dhe raportin e tij me penalltitë.

Messi ka “grumbulluar” 12 dështime në 62 penalltitë e ekzekutuara në kampionatin spanjoll. Thënë ndryshe, mesatarisht ai gabon një penallti në pesë të tilla. Një fakt, që nuk e “eklipson” aspak pesë herë fituesin e Kupës së Botës, nuk e ndalon atë për të qenë i mrekullueshëm.

Kjo mesatare dështimesh nga pika e bardhë bëhet më e keqe, nëse e shtrijmë vështrimin edhe në pjesën tjetër të garave, jo vetëm në La Liga. Në total, argjentinasi ka dështuar në 20 penallti, nga 86 të tilla, që ai ka ekzekutuar në karrierën e tij. Në këtë rast, dështimi i Messit në gjuatjen e 11-metërshve ka mestaren 4.3.

Related posts

Ceferin i bindur/ VAR? Ka gjëra për tu PËRMIRSUAR, do të APROVOHET në…

Isa.Autor

“NUK KA SHORT TË LEHTË”/ Flet trajneri Southgate: Do të bëj një tjetër foto me…

Delo.autor

Gazetarja shqiptare flet për takimin me Neymar: I kërkova foto, po ja ç’më bëri

Isa.Autor

Leave a Comment