Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ Kamza emëron trajnerin e ri, ja surpriza e Presidentit Qarri

Pas dorëheqjes së Ernest Gjokës, presidenti Qarri ka vendosur që trajneri i ri i Kamzës do të jetë Gentian Stojku.

Ditën e djeshme, pasi Kamza u mund në shtëpi nga Kastrioti, tekniku Gjoka deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i skaudrës, e cila u pranua dhe nga presidenti Qarri.

Ndërkohë, në një situatë kritike ku gjenden të fundit në renditje, kamzalinjtë kanë “përveshur mëngët” menjëherë, për të gjetur pasuesin e Gjokës, i cili do të jetë Gentian Stojku.

44-vjeçari, një mesfushor i njohur në Shqipëri, tashmë në karrierën si trajner, ka pasur më parë drejtimin e Sopotit, Pogradecit, Tomorit në Kategorinë e Parë. Në këtë sezon, ai ka mbajtur edhe postin e trajnerit të skuadrës shijakase, Erzenit. Vetëm në janar të këtij viti, Stojku dha dorëheqjen nga drejtimi i klubit që rivalizon me Vllazninë në grupin A për një vend në Superiore vitin tjetër, siç raportohej për disa debate me drejtuesit e klubit.

Tashmë, Stojku do të marrë mbi supe një punë mjaft të vështirë, ku si objektiv te Kamza ka mbijetesën në Superiore, edhe pse gjendet i fundit në renditje.

Related posts

“FSHF tentoi ta vjedhë”, një tjetër futbollist fut në ‘sherr’ Shqipërinë dhe Kosovën

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Ragnick është trajner dhe drejtor te Milani, ja buxheti i merkatos

Delo.autor

THOMAS STRAKOSHA ZBARKON NË ITALI/ Bashkë me te edhe ish-ët e Milanit, Interit e Juventusit

F.autor

Leave a Comment