Futboll Premier League Sport

ZBULON “ARMËN SEKRETE”/ Solskjaer: Ka mënyra të ndryshme për të ndalur…

Dy gola në pjesën e parë i kanë mjaftuar Manchester United për të eliminuar Chelsea-n në Kupën e Anglisë.

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, ka zbuluar lëvizjen sekrete që e ka ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë në “Stamford Bridge”. Herrera ose Pogba? Jo, nuk kanë qenë autorët e dy golave arsyeja kryesore e suksesit të “Djajve të Kuq”, por Juan Mata.

“Ka mënyra të ndryshme për të ndalur një ekip”, ka thënë norvegjezi në lidhje me taktikën e përdorur kundër Chelsea-t. “Ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe ne jemi kundërpërgjigjur me Juan Mata. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer mes dy qendërmbrojtësve dhe Jorginho-s”.

“Është liruar nga mbulimet, ka bllokuar David Luiz pa asnjë problem kur duhej dhe i ka krijuar probleme Jorginho-s, kur ky niste aksionet e Chelsea-t. Në disa raste ka mbuluar edhe Rudiger-in. Ritmi që ka patur Juan ka qenë fenomenal”.

Manchester United do të përballet me Wolves në çerekfinalet e Kupës së Anglisë.

Related posts

VAZHDON PESHKIMIN JASHTË VENDIT/ Vllaznia arrin akordin me “SHKATËRRUESIN” moldav…

Delo.autor

SONDAZHI/ A ishte i drejtë dënimi i Skënderbeut? Votoni këtu!

Delo.autor

E BUJSHME/ Sulmuesi Aguero vendos të ardhmen, do të firmosë për gjigantin e La Ligas…

Delo.autor

Leave a Comment