Futboll La Liga Sport

PËRGATIT KLUBIN PËR TË ARDHMEN/ Bartomeu paralajmëron: Talentet e mëdhenj vijnë nga këto tri vende

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se Leo Messi do ta zgjerojë karrierën e tij në “Camp Nou” përtej kontratës që ka aktualisht, deri në vitin 2021. Megjithatë, ai shton se klubi është duke u përgatitur për një të ardhme, në të cilën nuk mund të mbështetet më te yllin argjentinas.

Ne tashmë mendojmë për këtë, por është një e ardhme ende larg. Messi është ende një lojtar i ri, 31 vjeç. Performanca e tij është e jashtëzakonshme. Vitet kalojnë dhe ai luan më mirë e më mire. Vërtet nuk e di se si e bën këtë, – tha Bartomeu në një intervistë të botuar të martën në “Le Figaro”, para ndeshjes së mbrëmjes së sotme ndaj Lyon, në Ligën e Kampionëve.

Kur Messi të ndalojë së luajturi me ne, askush nuk mund ta zëvendësojë atë. Është e pamundur, pasi Messi tjetër nuk ka askush, as Barça dhe as klubet e tjera. Trajneri do të duhet të mendojë se si do të luajë ekipi, kur kapiteni të tërhiqet“. 

Sipas Bartomeut, janë “tri shkolla”, që i interesojnë klubit katalanas: braziliane, holandeze dhe në veçanti franceze: Talentet e mëdhenj vijnë nga këto tri vende“. I pyetur për Adrien Rabiot, presidenti i Barcelonës u përgjigj se nuk ka pasur asnjë kontakt me mesfushorin francez. Bartomeu shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë të pyetjes nëse është i interesuar për të: Planifikimi i klubit për sezonin e ardhshëm ende nuk ka nisur, do të ulemi të diskutojmë në mars“.

Mbi mundësinë që Neymar të kthehet te Barcelona, presidenti vëren se në asnjë moment, i ati i tij, vetë sulmuesi apo dikush nga mjedisi rrethues i tij, nuk e ka kontaktuar dhe t’i thotë se dëshiron të kthehet: “Barça ka zgjedhur dy lojtarë në sulm, Ousmane Dembélé dhe Philippe Coutinho, që i kemi blerë pas shitjes së Neymar”. 

Related posts

HUMBJA NDAJ BAYERN/ Dridhet stoli i Koeman, drejtuesit e Barcelonës kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm

Delo.autor

Zyrtare: Ricciardo divorcon me Red Bull, do të pilotojë makinën Renault

Sadik.Autor

“KAM KALUAR SHUMË TRAJNERË”/ Rrëfehet mbrojtësi i Milanit: Askush si Stefano Pioli, ju tregoj përse!

Delo.autor

Leave a Comment