Champions League Futboll Sport

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Ja deklarata e Shaqirit nëse do të kthehej tek Bayern Munich

Shaqiri nuk gjente hapësire të kënaqshme tek Bayerni, mirëpo me këtë skuadër në vitin 2013  kishte fituar tripletën – Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Edhe pse nuk gjente hapësirë të mjaftueshme për të luajtur gjatë kohës kur ishte futbollist i Bayern Munichit Xherdan Shaqiri shpreh respekt dhe dashuri për klubin bavarez.

Ai sonte pritet të luajë me Liverpoolin kundër ish-skuadrës së tij në “Anfield” në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ylli kosovar po e mirëpret takimin me ish-shokët e skuadrës, derisa nuk përjashton mundësinë e rikthimit tek klubi më i madh gjerman në një të ardhme.

“Pse jo, mund të kthehem një ditë te Bayerni, sepse e kam gjithmonë në zemër. Do të ishte një sfidë interesante dhe emocionuese për mua”, ka deklaruar Shaqiri para përballjes së madhe e cila zhvillohet sonte prej orës 21:00.

Ndërkohë, ishte larguar nga Gjermania duke u transferuar tek Inter. Por, as në Itali nuk e kishte gjetur veten dhe u largua tek Sotke City në Premierligë ku kishte rilindur. Paraqitjet e shkëlqyeshme me këtë skuadër kishte shtyrë Liverpoolin ta transferojë në radhët e veta ku Shaqiri tashmë ka fituar respekt të madh.

Related posts

LIVE/ Tottenham-Liverpool, nis magjia në “Wanda Metropolitano”

Delo.autor

KANË HUMBUR EFIKASITETIN/ Dështime totale në Milano, dy sulmues po mahnitin në Brazil

Isa.Autor

VJEN SHANSI I ARTË PËR BROJËN/ Sulmuesi i Kombëtares titullar në sfidën e Premier League (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment