Formula 1

DY NIVELE LARG F1/ Talenti shqiptar Lirim Zendeli në Formula 3, në ekip me Kimi Raikkonen

Lirim Zendeli është i pari shqiptar që po i shkon gjithmonë e më pranë ëndrrës për garimin në Formula 1. Talenti shqiptar me origjinë nga Shkupi, ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë, teksa zyrtarisht sot është prezantuar me ekipin e Sauber Motorosport, në kampionatin e Formula 3. Zendeli do të jetë një nga tre pilotët e njëvendshes “Alfa Romeo” në kampionatin e F3, makinë e cila këtë sezon është rikthyer edhe në Formula 1.

Pikërisht, ky hap i Zendelit, ka ardhur pas bashkimit të kompanisë Charouz me Sauber Motorsport, e bërë në nëntor të vitit të kaluar dhe këtë sezon do të përfaqësohen me makinën “Alfa Romeo” në kampionatin e Formula 1. Ndërkohë, veç dy pilotëve Kimi Raikkonen dhe italiani Antonio Giovinazzi, që do të garojnë në F1, Sauber Motorosport do të ketë dhe shtatë pilot, në nivelet më të ulta të formulas. Kështu, Lirim Zendeli është një nga tre pilotët që do të garojnë në Formula 3, dy nivele larg F1.

Pas prezantimit zyrtar të pilotëve për tre kampionatet, shqiptari Lirim Zendeli që do të drejtojë një “Alfa Romeo” këtë sezon në F3, ka folur për faqen zyrtare të Sauber Motorsport. Ai është shprehur i lumtur që do të drejtojë njëvendshen “Alfa Romeo”, që këtë sezon garon edhe në F1.

“Bashkimi me programin “Sauber Junior Team” është një nder i madh për mua. Ka shumë shoferë të vegjël në motorsport, por shumë prej tyre nuk kanë shansin të përparojnë në nivelin e ardhshëm, si F3, për shumë arsye. Për të patur mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë në F3 këtë sezon, do të jemi pjesë e një ekipi që garon njëkohësisht në F1. Kjo është e pabesueshme. Unë u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që më kanë ndihmuar-është shprehur Zendeli.

Talenti shqiptar 19-vjeçar, Lirim Zendeli, u shpall kampion i Formula 4 në sezonin e kaluar. Ai bëri paraqitje të shkëlqyer duke fituar më shumë se gjysmën e garave sezonale. Tashmë Zendelin e pret një aventurë e re në një kampionat me më shumë rivalitet, por që me talentin që ka, piloti shqiptar premton të dhurojë sërish spektakël e pse jo sukses në Formula 3.

Related posts

Ferrari e Mercedes në histori? Të gjitha rekordet që mund të thyhen në 2018

Q.Autor

LAMTUMIRË FERRARI/ Vettel nis kontaktet me makinën legjendare të Formula 1

Delo.autor

FORMULA 1/ Binotto: 2022-shi do të jetë “viti zero”, presim surpriza

Delo.autor

Leave a Comment