Futboll Sport

Tanimë është zyrtare, Boca Juniors kërkon Buffon

Boca Juniors do të provojë të marrë Gigi Buffon në fund të sezonit. Tanimë nuk është një thashetheme sepse gjithçka është vërtetuar nga fjalët e trajnerit të ekipit argjentinas Guillermo Schelotto.

“Po, ne jemi të interesuar për Buffon. Presidentin Angelici e ka kontaktuar dhe ka provuar të nisë një tratativë, – ka treguar Schelotto gjatë programit radiofonik argjentinas “Closs Continental” në “Radio Continental”.

Më pas ai shtoi: “Presidenti donte të dinte nëse Buffon ishte i disponueshëm për ta vazhduar karrierën edhe për një apo dy sezone te skuadra jonë. E lamë që të flasim sërish për këtë temë në fund të majin, kur të ketë mbaruar sezoni.”

Disa ditë më parë ka qenë gazeta argjentinase “Ole” që publikoi një artikull ku thuhej se Boca kishte bërë një ofertë për Buffon, nëse ky i fundit do të vendoste të largohej nga Juventus, por të mos tërhiqej nga futbolli. Ka qenë një ide e Tevez, e cila u aprovua nga presidenti Angelici.

Related posts

‘ÇMENDET’ Chelsea, ofron super mbrojtësin brazilian te Arsenali për Giroud

Q.Autor

ZBULON NJË EPISOD ME ISH-TRAJNERIN SARRI/ Koulibaly kujton: Më tha kam nevojë për ty, por nuk…

Delo.autor

“MA HODHI…”/ Ronaldinho kishte justifikimet më të bukura, ja çfarë më tha njëherë kur erdhi vonë në stërvitje

F.autor

Leave a Comment