Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Intervistoi yllin e ri të Romës, gazetari kërcënohet me…

“Le Iene”, emisioni i njohur italian, është kthyer të flasë për intervistën me yllin e ri të Roma-s, Nicolo Zaniolo, që ka shkaktuar shumë debate në ditët e fundit.

Tifozët e Roma-s janë zemëruar shumë për kronikën e transmetuar mbrëmjen e së dielës së kaluar, aq sa kanë ekspozuar një mesazh në zonën Testaccio të Roma-s kundër programit televiziv: “Bëni shumë moral, po respekti ku është? Më shumë se hiena, dukeni çakej”.

Nicolo de Vitiis, gazetari që ka intervistuar lojtarin, ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, siç k a bërë të ditur faqja zyrtare e “Le Iene”: “I japim një përqafim të madh Nicolo de Vitiis, i cili është kërcënuar për kronikën e bërë mbi kampionin e Roma-s, Zaniolo. Ne të Le Iene bëjmë gjithmonë pyetje provokuese, por me ironi”.

Ironi që nuk është pëlqyer nga tifozët romanistë dhe as nga Zaniolo, i cili është bezdisur nga pyetjet me dy kuptime që De Vitiis i ka bërë mamasë së lojtarit: “Nicolo tregoi se është një kampion edhe në  tv, – lexohet në komunikatën e “Le Iene”. – Është dukur si një luan i vërtetë”.

Related posts

E BUJSHME/ Një “aviator” amerikan kërkon blerjen e Romës, ja vendimi i presidentit të klubit

Delo.autor

Gjermani-Spanjë, ja pse kjo ndeshje mund të ketë vetëm 1 gol

Sadik.Autor

Neymari kthehet nga lëndimi dhe shënon super gol kundër Kroacisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment