Boks MMA

SHPRESONTE PËRBALLJEN NDAJ KHABIB/ Ikona e UFC-së tërhiqet përfundimisht nga kafazi

Georges St-Pierre, ish-kampioni i botës në peshën e mesme në artet marciale mikse ka vendosur të mos ngjitet më në kafaz. Ai shpresonte që të arrinte me UFC-në një marrëveshje për t’u përballur me kampionin e peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov, por kjo ka qenë e pamundur. Kanadezi është një nga ikonat e këtij sporti.

Ndaj, St-Pierre, 26 fitore e 2 humbje në kafaz, ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga sporti, ku është nga të paktët sportistë që është shpallur kampion bote në dy pesha të ndryshme. Sfida e fundit në kafaz e kanadezit daton në nëntor të vitit 2017, kur mundi Michael Bisping dhe u shpall kampion bote në peshën e mesme, peshë ku debutonte.

Kanadezi ka qenë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg), titull që e mbrojti 9 herë. Georges St-Pierre u tërhoq një herë nga sporti në vitin 2013, por u rikthyer pas 4 vitesh. Ai synonte të rikthehej këtë sezon për një duel ndaj Nurmagomedov, por nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Dana White, presidentin e UFC-së.

Related posts

McGregor: Dua sfidën ndaj Khabib, për titullin dueloj edhe për disa qindarka

Sadik.Autor

PLAS SHERRI/ Britaniku provokon kampionin e botës, konferenca për shtyp u bë “LUFTË” (VIDEO)

Isa.Autor

U SHPALL KAMPION BOTE “IBF”/ Florian Marku gati për mbrojtjen e titullit, zbulon axhendën për duelin e radhës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment