Boks Sport Të tjera

NË GJURMËT E IKONËS/ Nipi i Muhamed Alisë fiton me “KO” ndaj Westley në raundin e tretë (VIDEO)

Niko Ali Uolsh, nipi i legjendës së boksit Muhamed Ali, ka fituar ndeshjen e dytë si profesionist me nokaut, kundër Xhejms Uestli.

21 vjeçari e mbylli sfidën që në raundin e tretë pas një goditjeje të fuqishme, që e rrëzoi kundërshtarin duke bërë që arbitri të ndalonte ndeshjen.

Në përfundim të ndeshjes Niko u shpreh shumë i lumtur për fitoren.

“Jam shumë i lumtur. Falenderoj Zotin sepse më dha fitoren dhe jam i kënaqur për mënyrën sesi shkoi ndeshja. Dua të falënderoj të gjithë ekipin tim dhe ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim”,- u shpreh amerikani.

Nuk mund të mungonte dhe një pyetje lidhur me paraardhësin e tij Muhamed Ali, prej të cilit duket se ka trashëguar një goditje ‘shkatërrimtare’.

“Jam i nderuar që po vazhdoj traditën e gjyshit tim. Të gjithë ata që e kanë adhuruar dhe që po më shohin tani, e dinë që jam krenar për këtë moment”.

Muhamed Ali konsiderohet nga shumë fansa si bokseri më i madh i të gjithë kohërave. Impakti që kishte si brenda por dhe jashtë ringut, vazhdon të përflitet edhe në ditët e sotme. Ai u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare, në vitin 2016-të, pas një sëmundjeje të rëndë.

Related posts

MILITO I RI/ Inter në avantazh, Martinez shënon super gol (VIDEO)

Isa.Autor

“ATMOSFERA NUK ISHTE…”/ Duka tregon arsyen pse shkarkoi Panuccin

Delo.autor

PAS DËSHTIMIT ME IBRAHIMOVIC/ Ja sulmuesit që po studion Milani për…

Isa.Autor

Leave a Comment