Futboll La Liga

Perez në ‘udhëkryq’ për Icardin, Ronaldo dëshiron sulmuesin e Milanit

Mediat spanjolle raportojnë se Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Real Madridit të nënshkruajë me sulmuesin e skuadrës italiane, Milan.

Reali besohet se është në treg për një sulmues dhe është lidhur ngushtë me argjentinasin e Interit, Mauro Icardin, edhe pse ky i fundit e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Inter, transmeton Express.

Tani Diario Gol raporton se Ronaldo i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës se e dëshiron bashkatdhetarin e vet, Andre Silva, t’i bashkohet atij në “Santiago Bernabeu”.

Raportohet se Ronaldo nuk e do në Real një sulmues super yll siç është Icardi.

Silva kaloi gjatë verës në Milan nga Porto dhe ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje në Evropa Ligë.

Related posts

Vlera “të çmendura”/ Njihuni me 10 PORTIERËT më të SHTRENJTË në HISTORI

Isa.Autor

MILAN NUK NDALET NË MERKATO/ Pas Zlatan, pranë transferimit edhe talenti i Barcelonës

Delo.autor

LARGIMI I PASHMANGSHËM/ Në Portugali zbulojnë të ardhmen e Ronaldos, sakrifikon…

Delo.autor

Leave a Comment