Futboll Seria A Sport

U MUNDË NGA MILANI/ Tifozët e ROMËS protestojnë kundër klubit të tyre

Tifozët e Romës kanë filluar të protestojnë kundër strategjisë së klubit gjatë afateve kalimtare, e cila ka rezultuar me shitjet e disa prej lojtarëve më të mirë prej skuadrës së tyre. Roma nuk e filloi mjaftueshëm mirë sezonin e ri të Serie A-së, duke filluar me një fitore me epërsi minimale 1-0 kundër Torinos, ndërsa javën tjetër ata mezi arritën të nxjerrin një barazim nga ndeshja kundër Atalantas, duke e përmbysur rezultat nga 3-1 në 3-3.

Ndërsa në derbin e javës së tretë, Roma pësoi disfatë nga Milani me rezultat 2-1. Golat për Milanon i shënuan Frank Kessie në minutën e 41’të, dhe Cutrone në minutën e 4 shtesë të ndeshjes. Për Romën shënoi Fazio në minutën e 59’të.

Sot në mëngjes, në kampin e stërvitjeve të Romës, tifozët e klubit kanë vendosur një mesazh për klubin.

“Aq shumë fjalë për titullin e Serie A-së, për titullin e Ligës së Kampionëve. Për ju, trofetë e vetme janë përfitimet financiare dhe shitjet”, shkruhet në banderolën e vendosur nga tifozët.

Transferimi i Kevin Strootmanit në Marseille në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për klubet franceze erdhi pas mbylljes së këtij afati për klubet italiane. Për këtë arsye, Roma nuk ka pasur mundësi ta zëvendësojë Strootmanin, dhe kjo gjë i ka zemëruar tifozët e klubit.

Ata veçse kishin qenë të inatosur nga transferimi i Radja Nanggolanit në Inter dhe Alisson Beckerit e Mohamed Salahut në Liverpool.

Related posts

PAS AVENTURËS NË KATAR/ Mandzukic drejt rikthimit në Europë, kërkohet me ngulm nga skuadra spanjolle…

Delo.autor

E BUJSHME TEK INTERI/ Zbulohet biseda sekrete Marotta-Spalletti, ja për kë flitej…

Delo.autor

Habia më e madhe në ANGLI/ Futbollisti luan PA STEMËN e klubit në fanellë

Isa.Autor

Leave a Comment